II. HISTORIA E ABRAHAMIT
Thirrja e Abrahamit
1Zoti i tha Abrahamit: »Dil prej vendit tënd dhe prej vëllazërisë sate, e prej shtëpisë së babës tënd në drejtim të një vendi që do të ta tregoj.
2Prej teje do të bëj një popull të madh dhe do të të bekoj. Do ta bëj të madh emrin tënd. Ti vet do të jesh bekim.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Do t’i bekoj ata që do të bekojnë ty, do t’i mallkoj ata që do të mallkojnë ty. Në ty do të bekohen të gjitha fiset e tokës!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Abrahami u nis sikurse i kishte urdhëruar Zoti dhe me të shkoi edhe Loti. Abrami kishte shtatëdhjetë e pesë vjet, kur çoi prej Harranit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E mori Sarajën, gruan e vet, dhe Lotin, djalin e vëllait të vet, si dhe të gjithë pasurinë e tundshme që kishte fituar po dhe njerëzit që kishte fituar në Harran dhe u tfilluan drejt dheut të Kanaanit. Arritën në dheun e Kanaanit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Abrami e përshkoi tokën deri te vendi Sihem, deri te Qarri More. Në atë vend atëbotë banonin kanaanët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti iu dëftua Abramit dhe i tha: »Farës sate do t’ia jap këtë vend.« Abrami, në nder të Zotit që iu dëftua, e ndërtoi aty një lter.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prej andej kaloi në malin që ishte në lindje të Betelit, aty e nguli çadrën e vet duke pasur në perëndim Betelin e në lindje Hajin. Edhe aty e ndërtoi një lter në nder të Zotit dhe thirri në ndihmë emrin e Tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Abrami kaloi prej një tëbanishte në tjetrën deri në Nageb.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Abrami në Egjipt
10Në vend u bë zi buke dhe Abrami zbriti në Egjipt për të kaluar do kohë atje: sepse uria në vend ishte shumë e rëndë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur u afrua, para se të hynte në Egjipt, i tha Sarajës, gruas së vet: »E di se je grua e bukur
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe se, kur të shohin egjiptianët, do të thonë: ‘Është gruaja e tij’; mua do të më vrasin e ty do të lënë gjallë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po të lutem, pra, thuaj se je motra ime, që të më bëjnë mirë në saje tënde e të mos ma marrin jetën për hir tënd.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu, pra, kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E panë edhe oborrtarët e faraonit dhe e lëvduan atë në praninë e tij. Kështu, gruaja qe marrë dhe çuar në shtëpinë e faraonit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Abramin e morën me të mirë për shkak të saj. Ai fitoi bagëti të imëta e të trasha, gomarë, skllevër, shërbëtore dhe deve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, Zoti i çoi faraonit dhe familjes së tij shumë të këqija për shkak të Sarajës, gruas së Abramit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Faraoni e thirri Abramin e i tha: »Çka më bëre kështu? Pse nuk më tregove se është gruaja jote?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për ç’arsye the se është motra jote dhe unë e mora për grua? Tash, pra, ja, gruan tënde! Merre dhe shko!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Faraoni u urdhëroi njerëzve të vet për Abramin; ata e përcollën atë dhe gruan e tij me të gjithë pasurinë që kishte.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.