Engjëlli me librin e vocërr
1Pashë edhe një engjëll tjetër të fortë që zbriste nga qielli, i mbështjellë në re, në kokë kishte ylberin, fytyrën e kishte si dielli, kurse këmbët porsi shtylla zjarri.
2Në dorë mbante një librec të hapur. Këmbën e djathtë e vuri në det e të majtën në tokë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe bërtiti me zë të lartë, ashtu si ulëron luani. Kur bërtiti, ushtuan shtatë bubullimat me gjëmët e veta.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pasi shtatë bubullimat i dhanë zërat e vetë, desha të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që thoshte: »Mbaj në fshehtësi ç’thanë shtatë bubullimat! Mos shkruaj!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kurse ai, engjëlli që pashë se qëndroi në det e në tokë, e lartësoi të djathtën e vet drejt qiellit
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe u përbetua me Atë që jeton në shekuj të shekujve, që ka krijuar qiellin dhe gjithçka gjendet në të, tokën dhe gjithçka gjendet në të, detin dhe gjithçka gjendet në të: »Më s’do të ketë kohë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7por - në ditët, kur të dëgjohet i shtati engjëll, kur të trumbetojë - do të marrë fund misteri i Hyjit, sikurse Ai vetë ua shpalli shërbëtorëve të vet profetëve.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zëri që e dëgjova nga qielli, foli rishtas me mua e tha: »Shko e merre librin e hapur prej dorës së engjëllit që qëndron mbi det dhe mbi tokë.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U afrova dhe e luta engjëllin të ma japë librecin. Ai më tha: »Merre dhe haje! Barkun do ta hidhërojë, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjalti.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E mora librecin nga dora e engjëllit dhe e hëngra: në gojën time ishte i ëmbël si mjalti, por, pasi e hëngra, m’u hidhërua barku.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë më qe thënë: »Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.