Letra e dërguar Kishës së Efesit
1Engjëlli të Kishës në Efes shkruaj: »Kështu thotë Ai që mban në të djathtën e vet shtatë yjet, Ai që ecën midis shtatë shandanave të artë:
2I njoh veprat e tua, mundin tënd dhe qëndresën tënde dhe e di se nuk mund t’i durosh të këqijtë. I vure në provë ata që mbahen për apostuj e nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Je i qëndrueshëm ke vuajtur për shkak të Emrit tim dhe nuk e bore guximin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por kam diçka kundër teje: e le dashurinë tënde të parë!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kujtohu, pra, se prej ku re! Kthehu dhe bëji veprat e mëparshme! Përndryshe do të vij te ti dhe do ta heq shandanin tënd nga vendi i tij, nëse nuk kthehesh.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por e ke këtë të mirë: i urren veprat e Nikollaitëve, të cilat i urrej dhe vetë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave! Ngadhënjyesit do t’i jap të hajë nga pema e jetës që është në parrizin e Hyjit.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra e dërguar Kishës së Smirnës
8Edhe engjëllit të Kishës në Smirnë, shkruaj: »Kështu thotë i Pari dhe i Mbrami, Ai që pat vdekur, por u ngjall:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E di vuajtjen tënde dhe varfërinë - por je i pasur - i di edhe fyrjet e atyre që thonë se janë judenj, e nuk janë: janë sinagoga e Satanit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mos i druaj fare vuajtjet që do t’i pësosh: ja, djalli do të shtijë disa prej jush në burg për t’ju vënë në provë. Do të gjendeni në vuajtje për dhjetë ditë. Qëndro besnik deri në vdekje dhe do ta jap kezën e jetës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave! Ngadhënjyesin nuk do ta dëmtojë vdekja e dytë!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra e dërguar Kishës së Pergamit
12Edhe engjëllit të Kishës në Pergam shkruaj: »Kështu thotë Ai që ka shpatën dy tehesh, të mprehtë:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13‘E di ku banon: aty ku është froni i Satanit - por qëndroni palëkundshëm në Emrin tim dhe nuk e mohove fenë time as në ditët kur Antipa, dëshmitari im, besniku im, u vra midis jush - aty ku banon Satani.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por kam diçka pak kundër teje: janë disa te ti që e ndjekin mësimin e Balaamit, i cili e udhëzoi Balakun t’u vinte leqe bijve të Izraelit për të ngrënë mishin e flijuar idhujve dhe të jepen mbas fëlligështisë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po ashtu edhe ti ke disa që ndjekin mësimin e Nikollaitëve.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kthehu, pra! Përndryshe, për së shpejti do të vij te ti dhe do t’i luftoj me shpatën e gojës sime.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave! Ngadhënjyesit do t’i jap manën e fshehur, do t’i jap edhe një gur të bardhë dhe mbi gur të shkruar një emër të ri që askush nuk e njeh përveç atij që e merr.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra e drejtuar Kishës së Tiatirës
18Edhe engjëllit të Kishës në Tiatirë shkruaj: »Kështu thotë Biri i Hyjit - Ai që ka sytë si flaka e zjarrit edhe këmbët në përngjasim të bronzit të lëmuar:
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19‘I di veprat e tua, dashurinë, fenë, shërbesën dhe qëndresën tënde - edhe veprat e tua të fundit më të shumta se të parat-.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por kam diçka kundër teje: e duron Jezabelën - një grua që thotë për vete se është profeteshë - të mësojë dhe të gënjejë shërbëtorët e mi që të bëjnë fëlligështi dhe të hanë mish të kushtuar idhujve.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Unë i dhashë kohë të kthehet, por ajo nuk do të kthehet nga lavirësia e saj.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ja, po e qes në shtratin e lëngimit edhe fëlligështarët e saj në vështirësi të madhe në qoftë se nuk kthehen prej veprave të saja.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Fëmijët e saj do t’i ndëshkoj me vdekje dhe të gjitha kishat do ta dinë: unë jam ai që shqyrton veshkat dhe zemrat - secilin prej jush do ta shpërblej sipas veprave të tija-.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Juve ju them: - ju tjerëve në Tiatirë, që nuk e ndiqni këtë mësim dhe nuk i njohët kështu të quajturat »thellësi« të Satanit, nuk ju vë tjetër barrë,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25por atë që keni: mbarnie mirë deri që të vij!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ngadhënjyesit, atij që deri në fund do t’i kryejë veprat e mia unë do t’i jap pushtet mbi paganë,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe do të sundojë mbi ta me skeptër hekuri dhe do t’i thyejë porsi enë argjilore,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28ashtu sikurse edhe vetë e mora pushtetin prej Atit tim. Dhe do t’ia jap Yllin e Dritës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!«.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.