Letra e drejtuar Kishës së Sardit
1Shkruaj edhe engjëllit të Kishës në Sard: »Kështu thotë Ai që ka shtatë shpirtrat e Hyjit dhe shtatë yjet: I di veprat e tua: thuhet se jeton, por je i vdekur!
2Rri zgjuar dhe forcoje tepricën që posa nuk ka vdekur! Sepse nuk i gjeta veprat e tua të përsosura para Hyjit tim.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të bie në mend, pra, si e ke marrë fjalën dhe e ke dëgjuar, ashtu edhe ruaje - dhe kthehu! Po nuk qëndrove zgjuar, do të vij si vjedhësi dhe nuk do të dish në ç’orë do të vij kundër teje.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Megjithatë i ke në Sard disa njerëz që nuk i përlyen petkat e veta. Ata do të më përcjellin të veshur me petka të bardha, sepse janë të denjë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu edhe ngadhënjyesi do të mbarë petka të bardha; nuk do ta fshij emrin e tij prej librit të jetës dhe do ta dëshmoj emrin e tij para Atit tim dhe para engjëjve të tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra drejtuar Kishës në Filadelfi
7Edhe engjëllit në Kishën e Filadelfisë shkruaj: »Kështu thotë Shenjti, i Vërteti. Ai që ka çelësin e Davidit, Ai që çel dhe askush nuk mëshel Ai që mëshel dhe askush s’mund të çelë:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8I di veprat e tua! Ja, e hapa para teje derën që akush s’mund ta mbyllë. Njëmend pak fuqi ke dhe megjithatë e ruajte fjalën time dhe nuk i re mohit Emrit tim.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, unë do t’i sjell disa nga sinagoga e Satanit - që e mbajnë veten për judenj e nuk janë, por rrejnë - ja, do t’i bie përdhuni para teje për t’u përkulur deri në dhe para teje, që ta marrin vesh se unë të dua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe mbasi e mbajte me qëndrueshmëri fjalën time, dhe vetë do të ruaj ty nga ora e provës që do të vijë mbi mbarë botën për t’i sprovuar banuesit e tokës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do të vij së shpejti! Ruaje mirë çka ke, që askush të mos ta rrëmbejë kezën tënde!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ngadhënjyesin do ta bëj shtyllë në tempullin e Hyjit tim dhe prej andej ai s’do të dalë më kurrë! Në të do ta shkruaj Emrin e Hyjit tim edhe emrin e qytetit të Hyjit tim, të Jerusalemit të ri, që zbret nga qielli, prej Hyjit tim, edhe Emrin tim të ri.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Letra e drejtuar Kishës së Laodicesë
14Shkruaj edhe engjëllit të Kishës në Laodice: »Kështu thotë Ameni, Dëshmitari, Besniku i vërtetë, Parimi i krijesës së Hyjit:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15i di veprat e tua: nuk je as i ftohtë as i nxehtë! Oh, të ishe i ftohtë ose i nxehtë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por, pasi je i vokët - as i ftohtë as i nxehtë - do të vjell prej gojës sime!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe mbasi thua: »Jam i pasur! U bëra pasanik! Asgjë nuk më mungon!» e, mbasi nuk di se je i mjerë, i ngratë, skamnor, i verbët, i zhveshët,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18po të këshilloj: blej prej meje ar të pastruar në zjarr që të pasurohesh, blej petka të bardha që të vishesh dhe të mos shihet turpi i cullakisë sate; blej edhe barin për të lyer sytë që të shohësh!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë i qortoj dhe i ndëshkoj ata që i dua. Ji, pra, i zellshëm dhe kthehu!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai dhe me të do ha darkë dhe ai me mua.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ngadhënjyesin do ta vë të rrijë me mua në fronin tim, sikurse edhe vetë ngadhënjeva dhe ndenja bashkë me Atin tim në fronin e tij.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kush ka veshë, le të dëgjojë çka Shpirti Shenjt u thotë kishave!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.