14. 000 të vulosur nga Izraeli
1Pas këtyre pashë katër engjëj që qëndronin në këmbë në katër këndet e botës. Ata i mbanin katër erërat e dheut, që asnjë erë të mos fryjë as mbi tokë, as mbi det as mbi ndonjë lëndë.
2Pashë edhe një engjëll tjetër që ngritej nga Lindja. Ai kishte vulën e Hyjit të gjallë. Ai i thirri me sa zë kishte katër engjëjt që kishin marrë pushtetin të dëmtojnë tokën dhe detin:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3»Mos i bëni dëm as tokës, as detit, as lëndëve deri që t’i vulosim në ballë shërbëtorët e Hyjit tonë!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë dëgjova numrin e atyre që ishin vulosur, 144. 000 nga të gjitha fiset e bijve të Izraelit:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5prej fisit të Judës dymbëdhjetë mijë të vulosur, prej fisit të Rubenit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Gadit dymbëdhjetë mijë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6prej fisit të Aserit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Neftalit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Manaseut dymbëdhjetë mijë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7prej fisit të Simonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Levit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Isaharit dymbëdhjetë mijë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8prej fisit të Zabulonit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Jozefit dymbëdhjetë mijë, prej fisit të Beniaminit dymbëdhjetë mijë të vulosur.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një turmë e panumërueshme nga të gjitha kombet
9Pastaj pashë: një shumicë të madhe që askush s’mund e numëronte, prej çdo kombi, çdo fisi, populli dhe gjuhe! Qëndronin në këmbë para fronit dhe para Qengjit të veshur me petka të bardha e me palma në dorë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata shpallnin me zë të lartë: »Shpëtimi i përket Hyjit tonë që rri në fron dhe Qengjit!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të gjithë engjëjt që ishin në këmbë rreth fronit, rreth udhëheqësve dhe rreth katër Gjallorëve, ranë përmbys dhe adhuruan Hyjin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Thoshin: »Amen! Bekim e lavdi, dije e falënderim, nder, pushtet dhe fuqi Hyjit tonë në shekuj të shekujve! Amen!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë njëri nga udhëheqësit mori fjalën dhe më pyeti: »Këta që janë të veshur me petka të bardha, kush janë dhe nga kanë ardhur?«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Unë u përgjigja: »Imzot, ti e di!« Dhe ai më tha: »Këta janë ata që erdhën nga prova e madhe; i lanë petkat dhe i pastruan në gjakun e Qengjit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj edhe qëndrojnë para fronit të Hyjit dhe i shërbejnë ditë e natë në tempullin e tij, dhe Ai që rri në fron do t’i shtijë nën tendën e vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Më kurrë s’do të kenë uri më kurrë s’do të kenë etje, më s’do t’i djegë dielli as rrezet e tija.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse Qengji që është në midis të fronit do t’i kullosë dhe do t’i çojë në burimet e ujërave të jetës. Edhe Hyji do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.