Vula e shtatë dhe kemorja e artë
1Kur Qengji e hapi vulën e shtatë në qiell u bë një heshtim kund një gjysmë ore…
2Atëherë i pashë shtatë engjëj që qëndrojnë para fytyrës së Hyjit; atyre u qenë dhënë shtatë trumbeta.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe ja, një tjetër engjëll erdhi e qëndroi mbi lter: në dorë kishte një kemore të artë dhe iu dha shumë kem për ta kushtuar bashkë me lutjet e të gjithë shenjtërve mbi lterin e artë para fronit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nga dora e engjëllit tymi i erëndshëm i kemit u ngrit para Hyjit bashkë me uratat e shenjtërve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë engjëlli e mori kemoren e mbushi me zjarr nga lteri dhe e zbrazi në tokë. Atëherë shpërthyen rrufe e zëra e vetëtima e termet!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Trumbetat
6Shtatë engjëjt që kishin shtatë trumbetat, u bënë gati të trumbetojnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I pari i ra trumbetës: mbi tokë ranë breshër e zjarr të përzier me gjak dhe u dogj e treta e tokës dhe e treta e lëndëve, u dogj mbarë bari i gjelbër.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe i dyti engjëll i ra trumbetës dhe diçka, si mal i ndezur zjarr, qe hedhur në det; e treta e detit u bë gjak,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe e treta e krijesave të gjalla që jetojnë në det cofi; e mbaroi edhe e treta e anijeve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Edhe i treti engjëll i ra trumbetës: nga qielli ra një yll i madh - që digjej si vravashka - ra në të tretën e lumenjve dhe të burimeve të ujërave.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ylli quhej »Pelin«, dhe e treta e ujërave u shndërrua në pelin; shumë njerëz vdiqën sepse uji u bë i hidhur.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Edhe i katërti engjëll i ra trumbetës: - u plagos e treta e diellit, e treta e hënës dhe e treta e yjeve, që të errësohej e treta pjesë e tyre. Dita humbi të tretën e dritës së vet, gjithashtu edhe nata.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë pashë dhe dëgjova: një shqiponjë fluturonte për midis të qiellit dhe bërtiste me zë të madh: »Vaj, vaj, vaj për banuesit e tokës për shkak të plagëve të trumbetave të tre engjëjve që do të trumbetojnë!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.